Sot në Gjykatën Speciale kundër UÇK-së, ka vazhduar procesi gjyqësor kundër eprorit UÇK-së gjatë luftës, Sali Mustafa. Javën e kaluar para trupit gjykues në Hagë u paraqit dëshmitari i parë i mbrojtjes në rastin e tij, Brahim Mehmetaj. Në mbrojtje të Sali Mustafës do të dalin gjithsej 17 dëshmitarë, bëhet e ditur nga Gjykata. Sot, Ahmet Ademi, dëshmitari i dytë i mbrojtjes në gjykimin kundër Salih Mustafës, në Hagë, ka rrëfyer për jetën e tij gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Ai i ka treguar trupit gjykues për dhunën dhe maltretimet e tjera që forcat policore serbe kishin kryer mbi të dhe familjen e tij. Ndërsa pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, ai ka thënë se në shtëpinë e tij kishin shkuar forcat serbe ku i kishin rrahur e maltretuar gruan dhe djalin. Në një moment kanë ardhur forcat policore dhe ma kanë maltretuar gruan dhe djalin 4 vjeç që e kam pasur, ka thënë mes tjerash dëshmitari, Ahmet Ademi.
Kontrolloni gjithashtu
KFOR-i nuk konfirmon kalimin e policëve Kosovës, në kufirin me Serbinë
Misioni paqeruajtës i KFOR, nuk e ka konfirmuar as e ka mohuar pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes …