Dëshmitari, Nuredin Ibishi, ka folur për arrestimin e Milevan Stankoviqit i cili i kishte sulmuar pozicionet e UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar të merret në pyetje dëshmitari, Nuredin Ibishi, i cili është pyetur për Enver Sekiraqën

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë ka vazhduar të merret në pyetje,  dëshmitari ,Nuredin Ibishi, i cili është pyetur edhe për Enver Sekiraqën. Ai ka pohuar se e njeh Enver Sekiraqen si një person problematik që prej viteve të ’90-a. Ndërkohë, gjatë seancës, u la të kuptohet se Enver Sekiraqa kishte deklaruar se ka qenë i ndaluar gjatë periudhës që parashihet në aktakuzë. Ai  është pyetur nga avokatja e Jakup Krasniqit, Alagendrase se a e dinte që ka lajme se Enver Sekiraqa është arratisur në atë kohë kur ai ka qenë në seancë përgatitore me Prokurorinë. “Aq sa kam informacione para se të vijë këtu, ashtu është. Mendoj që ishte  i arratisur”, ka thënë Ibishi. Ndërkohë, avokatja Shyamala ka kërkuar që të pranohen në prova materiale tre artikuj që flisnin për Enver Sekiraqen, mirëpo gjyqtari Guenal Mettro ka pyetur a po na thoni ju që Enver Sekiraqa është një person i keq dhe nuk duhet të besojmë asgjë, që ka thënë ai për parandalimin e burgosjen e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …