Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi e ka paraqitur dëshminë e tij, Demush Krasniqi. Gjatë dëshmisë ai ka saktësuar se nuk është e vërtetë që se ata e kanë arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin. Edhe në deklaratën e parë dhe të dytën iu kam thënë ju lutem mos e përmendeni fjalën arrestim se nuk është e vërtetë. Dëshmitari Krasniqi tha se Hashim Thaçin nuk e kishte parë atë ditë kur ishin marrë dy personat e lartpërmendur me veturë. Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq i kujtoi dëshmitarit se Prokurorisë i i ka thëne që ka qenë duke qëndruar në rrugë me dy personat e tjerë kur ka arrit një veturë e cila i mori Deskun dhe Kastratin. Ndërsa për veturën që iu bashkua veturës së parë ai tha se nuk e din a kishin lidhje me njëra-tjetrën. Po kishte emblema të UÇK-së, tha dëshmitari për veturën e parë kur u pyet se si dukej ajo veturë. Personat që dolën nga vetura ishin dy ushtarë edhe neve na panë duke biseduar aty. Ishim unë, Skënder Hoti, Fehmiu dhe disa ushtarë. Na thanë kemi ardhur t’i marrim dy njerëz që janë në shtëpinë e OSBE-së, këtu. Nuk e kemi ditur për kë është fjalë. Nga ne shkoi Fehmiu se ishte me i ri. trokiti në derë dhe i thirri. Kur dolëm i pamë kush janë, tha dëshmitari, Demush Krasniqi. duke shtuar se nuk ka pasur në veturë mbishkrim Shtabi i Përgjithshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …