Pjetër Shala

Në Gjykatën Speciale në Hagë, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, filloi paraqitjen e provave i ashtuquajturi, avokat i viktimave

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, ka thënë se mbrojtësi i viktimave, Simon Laws më 24 korrik ka kërkuar që dy ekspertët që kanë përgatitur raportin të dëshmojnë në të njëjtën kohe me arsyetimin që ata të japin mendimet e tyre dhe të plotësojnë dëshminë e njëri-tjetrit dhe sipas tyre kjo është në përputhje me rregullat për përgatitje tilla. E njëjta kërkesë është miratuar nga trupi gjykues dhe seanca do të vazhdojë në seancë publike me dëgjimin e dy ekspertëve pa masa mbrojtëse. Gjatë muajit shkurt të këtij viti, ka filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij. Në mars ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku deri më tani janë dëgjuar nëntë dëshmitarë.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …