Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, po mbahet seanca në gjykimin kundër, eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, gjatë së cilës u dëgjua dëshmitari i katërt i mbrojtjes, Hazir Borovci. Ai ka thënë se Salih Mustafën e ka parë në fillim të prillit të vitit 1999 në fshatin Butovc të Prishtinës, ku sipas tij ata janë takuar edhe herë të tjera aty gjatë mesit të muajit prill të atij viti. Borovci, i cili është dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Mustafës, ka thënë para trupit gjykues në Hagë, se Mustafa i ka këshilluar të mos i braktisin civilët shqiptarë dhe se këtyre të fundit u ka dhënë mbështetje morale. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka saktësuar se te UÇK-ja nuk kanë ndikuar dallimet politike apo fetare. Derisa është përgjigjur në pyetjet e avokatit Julius Von Bone, Borovci ka thënë se ishte kyçur në Lidhjen Demokratike të Kosovës që prej fillimeve të saj. Në atë periudhë isha veprimtar i Lidhjes Demokratike, gjegjësisht nënkryetari i Degës së Tretë, isha po ashtu pjesë e Këshillit të Emergjencës së Prishtinës, dhe ndjehem mirë para jush kur them isha pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se isha një prej ushtarëve, gjegjësisht çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kisha angazhime në degën time, në LDK, kisha angazhime në Këshillin Komunal të Emergjencës, gjegjësisht solidaritetit, dhe po ashtu me nder dhe kënaqësi e them para jush isha ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Borovci.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …