Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, në lëndën e pretenduar penale kundër, Salih Mustafës ka folur deputeti Vetëvendosje, Fatmir Humolli. Ai është dëshmitar nga Zyra e Prokurorisë por, para se të shkonte në sallë dëshmitari, Humolli, ka pasur kundërshtime nga mbrojtja dhe Zyra e Prokurorit, pasi ai ishte në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes dhe tani edhe të Prokurorisë. Seanca ka nisur me pakënaqësi nga avokati mbrojtës i Salih Mustafës, Julius Von Bone, i cili ka thënë se nuk pajtohet që Humolli të jetë dëshmitar nga mbrojtja, edhe nga ZPS-ja. Ai është ankuar se Prokuroria ua ka marr dëshmitarin. Ndërkohë, Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Folia është shprehur se gjykata është e njoftuar se ai është dëshmitar i prokurorisë, por edhe i mbrojtjes. Fatmir Humolli sot ka folur për bashkimin e LKÇK-së me UÇK-në në verë të vitit 1998.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …