Në seancën e së mërkurës, dje në gjykimin për krime lufte kundër Salih Mustafës në Gjykatën Speciale Hagë është dëgjuar dëshmitari i 11-të i mbrojtjes, Musli Halimi. Aa thënë para trupit gjykues se nuk ka shumë njohuri për njësitin BIA dhe se Mustafën e takoi gjatë luftës një apo dy herë. Dëshmitari Musli Halimi, duke u përgjigjur në pyetje të prokurores Silvia D’Askoli, ka deklaruar se Adem Shehu ka ardhur në brigadë nga fundi i marsit. Ai bëri të ditur me 1 shkurt është emëruar komandant i zonës stërvitore në Zllash, e se më herët kishte qenë ushtar i thjeshtë. Ndërkaq, konfirmoi se ka kontribuar në përgatitjen e qendrës stërvitore, në mënyrë që e njëjta të fillonte të punonte. Sipas dëshmitarit, pas funksionalizimit të kësaj qendre, ai ishte marrë me trajnimin dhe përgatitjen e rekrutëve. Ky dëshmitar sërish konfirmoi se gjenerata e parë e rekrutëve kishte rreth 50 persona, ndërsa tha se ky numër i kujtohet pasi ka qenë i zakonshëm dhe fillimi gjithmonë ka qenë pak më problematik. Kurse, sipas tij, në gjeneratat e tjera ka filluar të zgjerohet numri i kadetëve. Dëshmitari Halimi tha se i duket se gjenerata e dytë ka pasur diku rreth 150 persona.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …