Në Gjykatën Speciale, në Hagë, për të dytën ditë me radhë po e vazhdon dëshminë Shukri Buja, në procesin gjyqësor, që zhvillohet kundër, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ai tha se më vonë e kishte marrë vesh që Hashim Thaçi është anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Për çështjen ndaj Fatmir Limajt, sipas prokurorit, dëshmitari kishte thënë që Shtabi i Përgjithshëm e kishte ngarkuar me detyrën që të siguronte vijën e armatimeve, e që kjo kërkesë ishte përcjellë nga Thaçi. Sërish prokurori insistoi se pse dëshmitari në çështjen Limaj kishte thënë se këtë detyrë ua kishte ngarkuar shtabi i përgjithshëm dhe se ia kishte përcjellë, Hashim Thaçi. Dëshmitari theksoi se nuk po i kujtohet saktë se kush ia ka përcjellë këtë detyrë, Thaçi apo vëllai i tij, Agush Buja, pasi nuk i kujtohet kontakti me Thaçin lidhur me këtë çështje, por që në raste të ndryshme ka kontaktuar edhe me vëllanë e po ashtu edhe me Azem Sylën.
Kontrolloni gjithashtu
Shukri Buja: Nuk kisha njohuri për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, në mars të 1998
Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Shukri Buja ka deklaruar se nuk kishte njohuri për …