Në Gjykatën Speciale, në Hagë, po merret në pyetje dëshmitari i 90-të i Zyrës së Prokurorit, në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Deklarimi i këtij dëshmitari është duke u dëgjuar tërësisht në seancë të mbyllur dhe nuk u lexua ndonjë përmbledhje siç ndodhë zakonisht për dëshmitarët e Prokurorisë. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith ky dëshmitar është duke folur përmes video-lidhjes. Gjyqtari Smith kërkoi që të diskutohet për kërkesën e Zyrës që dëshmitari të flasë përmes video-lidhjes. Në emër të mbrojtjes së të gjithë të akuzuarve, avokatja e Veselit, Ann Rowan tha se nuk kanë kundërshtime që të vazhdohet me video-lidhje me këtë dëshmitar, por sipas saj arsyet e paraqitura në kërkesë nuk përmbushin kriteret përkatëse të Rregullores. Pasi nuk pati kundërshtime, gjyqtari tha se edhe dëshmia do të dëgjohet përmes video-lidhjes.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …