Sot në Gjykatën Speciale ka filluar gjyqi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, po vazhdon procesi gjyqësor kundër katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor kundër katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Gjykimi po vazhdon  me dëgjimin e dëshmitarit të radhës nga Zyra e Prokurorit të kësaj gjykate. Në këtë proces deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë të prokurorisë, të cilët kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse, dhe në seanca pothuajse tërësisht të mbyllura për publikun. Edhe sot  ashtu si në seancat paraprake,  pjesa më e madhe e seancës u mbajt e mbyllur për publikun. Me këtë rast gjykatësi Smith shpjegoi se gjatë dëshmisë së dëshmitarit 265, avokati i Rexhep Selimit paraqiti një kundërshtim  për dëshminë nga seanca paraprake. Sot ka folur  dëshmitari i katërt i mbrojtur i Prokurorisë. Gjatë këtij muaji  janë paraparë të mbahen  dhjetë seanca gjyqësore, në gjykimin më të padrejtë, krejtësisht poltik,  që ka njohur drejtësia bashkëkohore, pasi po bëhen përpjekje të gjykohet lufta çlirimtare e tërë një populli kundër shfarosjes kolektive, që kishte ndërmarrë regjimi gjakatar i Milloesheviqit. Luftën kundër tij  e ka mbështetur nga ajri edhe Aleanca Veriatlantike,  e cila i detyroi forcat serbe të dorëzoheshin dhe të nënshkruanin kapitullimin, më 10 qershor të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …