Në Gjykatën Speciale, në Hagë, po vazhdon procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 18 mars, ishte marrë në pyetje dëshmitari i 49-të i Prokurorisë. Si  dëshmitar i mbrojtur, fjala e tij që u lexua në sallën e gjyqit, lidhej me një viktimë, që pandehet se  ishte vrarë pasi ishte marrë dhe mbajtur i ndaluar nga pjesëtarët  e UÇK-së në zonën e Llapit. Dëshmitari i 50-të, Klod Kan, po ashtu u mor në pyetje javën e kaluar. Dëshmia e tij lidhej me pretendimet e shkeljet e të drejtave të romëve në Kosovë, gjatë punës të tij në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Romëve, në korrik të vitit 1999. Dëshmitarit u mor në pyetje nga  Prokuroria si dhe të katër ekipet e Mbrojtjes. Para trupit gjykues ishte paraqitur edhe  dëshmitari i 51-të i thirrur nga Prokuroria. Ky ishte dëshmitar i mbrojtur, vëllai i të cilit, sipas Prokurorisë, u arrestua nga pjesëtarë e  UÇK-së gjatë periudhës përkatëse dhe trupi i të cilit nuk është gjetur kurrë. Dëshmitari i 52-të dëshminë e tij e dha përmes videolidhjes me pyetjet nga ekipet e mbrojtjes. Sipas Prokurorisë, ky dëshmitar i mbrojtur është shqiptar i Kosovës që u arrestua në muajin  gusht të vitit 1998.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …