Komandanti i Zonës Operative të Llapit, gjatë luftës së UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka vazhduar dëshminë e tij përpara trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë. Ai edhe sot në ditën e pestë të paraqitjen së dëshmive po merret në pyetje nga avokatët e krerëve të UÇK-së. I Pyetur për Jakup Krasniqin, Rrustem Mustafa ka deklaruar se Jakup Krasniqin është ndër figurat më të respektuara të Republikës së Kosovës. Jakup Krasniqi gjithherë ka qenë intelektual dhe aktivist politik, i cili po krijonte besim në gjenerata dhe këmbëngulje që Kosova të jetë e lirë. Dëshmitari tha se UÇK-ja ka qenë e krijuar nga vullnetarë dhe ka pasur vështirësi në organizim dhe se asnjëherë nuk e arriti strukturën e rregullt të ushtrisë. Më tej, avokatja Alagendra përmendi disa emra dhe kërkoi nga dëshmitari të dijë nëse ata ishin nga zona e Llapit. Dëshmitari pohoi se ishte Kadri Kastrati, Nuredin Ibishi, Latif Gashi, Nazim Mehmeti, Naim Kadriu, Hyzri Talla dhe Fatmir Humolli. Lidhur me Jakup Krasniqin, dëshmitari tha se e ka njohur atë si zëdhënës i UÇK-së. Kam pa dokumente, sidomos u dëgjua fjala prej që është formuar Gjykata Speciale se Jakup Krasniqi paska qenë zëvendës i UÇK-së, mund të ndodh që ka qenë po unë s’e kam njohur ashtu. Ai në Rambuje ka qenë si zëdhënës i UÇK-së dhe roli i tij në këtë delegacion ka qenë i njohur publikisht, ka thënë mes tjerash, dëshmitari Rrustem Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …