Në Gjykatën Speciale në Hagë, po merret në pyetje dëshmitari i 91-të i Zyrës së Prokurorit, i cili mban kodin e dëshmitarit të mbrojtur, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. “Në vitin 1999 dëshmitari është arrestuar nga disa pjesëtarë të UÇK-së dhe është dërguar në një kompleks, ku thotë se është keqtrajtuar, është marrë në pyetje dhe është mbajtur në kushte të rënda. Ai, pretendon ka parë me sytë e vet keqtrajtimin e një viktime vrasjeje dhe ka dëgjuar rrahjet e disa personave të tjerë të mbajtur të ndaluar bashkë me atë, ka thënë prokurori, duke kërkuar më pas seancë private për pyetjet e radhës. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë. Nga kjo kohë, një orë janë paraparë për pyetjet e ZPS-së, ndërsa mesatarisht rreth dy orë për ekipet mbrojtëse. (BetimiPërDrejtësi)
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …