Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, u pezullua seanca gjyqësore kundër kreut të UÇK-së, për shkak të mos-pranisë fizike të Jakup Krasniqit, i cili ishte i pranishëm në seancë përmes video-lidhjes ndërsa Hashim Thaçi, Kadri Veseli Veseli dhe Rexhep Selimi, ishin fizikisht. Kryetari i trupit gjykues, Çarles Smith III, ka vendosur që gjykimi të rifillojë vetëm kur të gjithë të akuzuarit të jenë të pranishëm fizikisht. Kjo ndodhi pasi seanca ishte mbyllur për publikun dhe nuk dihet se çfarë u diskutua gjatë saj. Trupi gjykues ka shprehur shqetësim për mospraninë fizike të të akuzuarve, duke theksuar rregullat që kërkojnë praninë e tyre në seancat gjyqësore, përveç rasteve të jashtëzakonshme. Zyra e Prokurorit të kësaj gjykate ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar kundër katër krerëve të luftës ku pretendohet se ata paskan kryer krime lufte, në Gjilan, Budakovë dhe në Semetisht të Therandës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …