Në Gjykatën Speciale, në Hagë, po vazhdon gjykimi i krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Dëshmitari i fundit, si zakonisht edhe ky pa identitet publik, ka qenë i 31-ti me radhë. Më 5 nëntor bëhen 3 vjet nga arrestimi i katër krerëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale, por procesi gjyqësor është ende në periudhën e fillimit, edhe për faktin se për tetë muajt e fundit janë marrë në pyetje vetëm 30 dëshmitarë, ndërsa Prokuroria pretendon të paraqesë rreth 300 nga soji e rodi i tillë, kryesisht persona të instruktuar paraprakisht, të cilëve u kanë premtuar pensione e të holla për të dëshmuar kundër UÇK-së dhe krerëve të saj. Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor të vitit 2020, ndërsa u publikua më 5 nëntor të atij viti. Krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm dhe nuk e pranojnë pretendimin e Prokurorisë së kësaj gjykate se UÇK-ja ka vepruar si “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …