Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar gjykimi kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqit. Në seancën e djeshme gjyqësore ka vazhduar paraqitjen para trupit gjykues dëshmitari i 30-të me radhë. Ai është marrë në pyetje nga avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, i cili edhe kishte diskutuar për klasifikimin e një dokumenti, që mbante nënshkrimin e dëshmitarit. Sipas tekstit të lexuar në gjykatë, dëshmitari kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërkohë është bërë e ditur se as ditën e djeshme nuk është paraqitur në seancë dëshmitari i 29-të në, edhe pse ishte caktuar dita kur duhej të dëgjohej dëshmia e tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …