leoni

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, vazhdon seanca gjyqësore, kundër të pandehurve; Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala

Në Gjykatën  Speciale,  në Hagë,  ka vazhduar  seanca gjyqësore, kundër të pandehurve,   Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës. Në këtë seancë, pritej të merrej vendimi mbi marrëveshjet për pranimin e fajësisë. Pas marrëveshjeve për pranimin e fajësisë mes të Prokurorisë  dhe tre të akuzuarve, Zyra  dorëzoi aktakuzën e rishikuar më 6 dhjetor 2024, duke përfshirë kushtet e marrëveshjes, pasuar nga aktakuza e rishikuar më tej, dorëzuar më 17 dhjetor 2024. Versionet e redaktuara publike të dosjeve paraprake të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit dolën më 17 dhe 20 janar 2025. “Më 21 janar, Trupi Gjykues lëshoi versionin e redaktuar publik të Vendimit të 7 tetorit 2024 për të hedhur poshtë një pjesë të kërkesës së Mbrojtjes së Bahtijarit për ekzaminim mjekësor të z. Bahtijari në lidhje me argumente mbrojtëse të mundshme”, ka thënë zëdhënësja, Angela Griep, më 23 janar gjatë një konference javore.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti Albert Krasniqi, ka folur për aferat korruptive në Qeverinë-Kurti, ku është implikuar vetë kryeministri

Analisti Albert Krasniqi ka folur për aferat korruptive në qeverinë Kurti. Ai ka bërë me …