leoni

Sadik Halitjaha: Jakup Krasniqi si zëdhënës nuk ka bërë asnjë faj, por edhe nëse ka bërë ndonjë faj sipas jush, unë e mbaj burgun për të

Në gjykatën Speciale, në rastin e gjykimit të krerëve të UÇK-së, vazhdon marrja në pyetje e dëshmitarit, Sadik Halitjaha

Zëvendës-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, gjatë luftës,  Sadik Halitjaha, ka vazhduar dëshminë në Gjykatën Speciale. Ai  është pyetur për zonën e cila ishte përgjegjësi e Batalionit të  Budakovës, nëse janë mbajtur civilë të ndaluar në atë  zonë.  Në pyetjen se prokurorit, Genël Metro, Sadik Halitjaha, ka deklaruar: Jo që s’duhet ta pranoj, por po të ishte diçka kështu e vërtetë unë do jua shkruaja këtu një burg të përjetshëm për vetën time. Unë jam përpjekur që t’i mbrojë me jetën time 200 mijë civilë në Zonën Operative të Pashtrikut. Nuk jam marrë me civilë, me  njerëz të pafajshëm, të paarmatosur, të cilit do komunitet, qoftë shqiptar apo ndonjë komunitet tjetër. Në pyetjen e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmeson,  lidhur me një dokument, ku figuron largimi për një kohë i udhëheqësit të shërbimit Informativ të UÇK-së, Kadri Veseli, Sadik Halitjaha ka saktësuar se nga data 13 deri në 18 janar të vitit 1999  nuk ka qenë në Kosovë. Unë besoj që kam dhënë përgjigje saktë. Ky dokument ndoshta jep më shumë përgjigje sesa fjalët e mia, por sërish do të thosha diçka. Kadri Veseli, ndoshta ka shkuar nga Sllovenia në Shqipëri, apo në Francë, unë nuk e di ku ka shkuar, por në shtab nuk ka qenë, ka saktësuar mes tjerash, Sadik Halitjaha para trupit gjykues të Gjykatës Speciale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …