Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen  dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit,  Ramiz Qeriqi në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ai pohoi se në batalionin e dytë të Brigadës 121 ku bënte pjesë, kishte polici ushtarake. Fillimisht, dëshmitarit të Prokurorisë, iu prezantua një rregullore e UÇK-së në të cilën sipas prokurores Silvia D’Ascoli thuhej se dëshmitari ia kishte dhënë edhe ushtarëve të tij.  Dëshmitari konfirmoi se sipas rregullores, policia ushtarak kontrollonte lejet e udhëtimit, lejet e njerëzve, arrestimet dhe i dërgonin ushtarët në drejtim të brigadës. Ramiz Qeriqi pohoi se në batalionin e tij kishte deri në shtatë anëtarë në policinë ushtarake dhe komandant i saj ishte, Jetë  Hasani, ndërsa zëvendës i tij, Ajvaz Korpuzi. Ai pohoi po ashtu që policia ushtarake kishte të drejtën që të arrestojë edhe komandantë të batalioneve në rast të shkeljes së rregullave. Prokurorja kërkoi që në prova materiale të pranohet një ditar me disa shkrime me anën të së cilave u mor në pyetje dëshmitari, ndërsa kjo u kundërshtua nga të gjithë palët mbrojtëse të të akuzuarve. Ramiz Qeriqi ishte dëshmitar edhe në gjykimin kundër Fatmir Limajt, i cili ishte  shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.

 

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …