Në Gjykatën Speciale në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, vazhdon dëshminë dëshmitari i 13-të Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit. Ndryshe dje Mustafa tha se luftën e kanë mbështetur shqiptarët me financim qoftë nga brenda Kosovës, apo edhe jashtë saj. Po ashtu është pyetur edhe rreth Marrëveshja e Rambujes. Ai bëri me dije se ka qenë pro që të dërgohen përfaqësues të UÇK-së në Rambuje, por Mustafa tha se ka mbështetur që Adem Demaçi të jetë pjesë e delegacionit, por ky i fundit nuk pranoi të jetë pjesë në delegacion. Ai po ashtu tha se ka qenë kundër Marrëveshjes në fillim, por pasi që delegacioni u krye në Kosovë për konsultime, ai shprehu përkrahje