Në Gjykatën Speciale u dëgjua dëshmitari i mbrojtur, i gjashti me radhë, në akuzën kundër eprorit të UÇK-së, Sali Mustafa

Dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, derisa u është përgjigjur pyetjeve të prokurorit,  ka thënë se me qëllim që të hyjë në radhët e UÇK-së fillimisht ka shuar në fshatin Konushec të Besianës,  por pastaj e kanë drejtuar për në Zllashë. Të dhënat personale të dëshmitarit dhe pyetjet e para janë zhvilluar në seancë private, meqë prokurori ka vlerësuar se në seancë të hapur kjo mund të zbulojë identitetin e dëshmitarit. Tutje, dëshmitari ka thënë se në fshatin Konushec, UÇK kishte një bazë në gjendje gatishmërie për luftë.

Në gjykimin ndaj Mustafës deri tani janë dëgjuar pesë dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun. Gjykimi ka filluar më 15 shtator të këtij viti. Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale. Aktakuza kundër tij  është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ishte  arrestuar më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte. Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …