Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Në Gjykatën Speciale u dëgjuan deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së viktimave dhe mbrojtjes së Salih Mustafës

Në Gjykatën Speciale u dëgjuan  deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së viktimave dhe mbrojtjes së Salih Mustafës. Avokati ka deklaruar se klienti i tij, asnjëherë nuk ka vrarë apo ka urdhëruar vrasjen e ndonjë personi apo edhe torturuar, keqtrajtuar apo ndaluar ndonjë person, ashtu siç po pretendon Zyra e Prokurorisë së Specializuar. Avokati, Julius von Bonne, në fjalën e tij përmbyllëse, ka deklaruar se të gjitha aktakuzat ndaj Salih Mustafës janë të lidhur me një njësi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur si BIA, i cili operonte në kompleksin në Zllash. Megjithatë, sipas tij nuk ka asnjë dokumentacion, sa u takon njerëzve që ishin pjesë e BIA-së, nuk kishte as regjistrim, as trajnim, as grada e uniforma dhe se njerëzit ishin të angazhuar për të çliruar vendin e tyre nga një nga regjimet më shtypëse,“I tërë nocioni i këtij kompleksi që përdorej si bazë për BIA është i gabuar. Njerëzit e BIA-së nuk kishin pushtet atje. I gjithë kompleksi është përdor si vend i sigurt për refugjatët, për personat e zhvendosur brenda vendit që qëndronin atje në një vend të sigurt”, ka treguar Bonne para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, raporton, Albanianpost.com.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …