Michael Doyle: Është lëshuar urdhër nga trupi gjykues që seancat kundër krerëve të UÇK-së të jenë sa më shumë, në seanca publike

Në Gjykatën Speciale u trajtua kërkesa e Prokurorisë për pranimin e provave materiale e dokumenteve të autoriteteve serbe

Pas marrjes në pyetje të dëshmitarit të 52-të në seancë gjyqësore në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u trajtua kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për pranimin në prova materiale të disa dokumenteve gjyqësore që pretendohet se janë vënë në dispozicion nga autoritetet serbe. Këto dokumente u kundërshtuan nga mbrojtja e të akuzuarve për shkak që sipas tyre nuk është vërtetuar autenticiteti  dhe  dyshohet me të drejtë se mund të jenë të fabrikuara. Si takon autenticitetit të dokumenteve, dokumentin  ia ka dhënë  Gjykatës  dhe UNMIK-ut. Dokumentet fillimisht i kanë vënë në dispozicion autoritetet serbe, të cilat i kishin sekuestruar në bazat e UÇK-së gjatë luftës. Në lidhje me këtë i mbështesim deklaratën e hetuesit të TPNJ-së të depozituar në çështjen Haradinaj që janë parashtrime të prokurorisë sa i takon zingjirit të kujdestarisë së provave informative të paraqitura nga Bislim Zyrapi të vitit 2007. Duke qenë se janë të mjaftueshme sa i takon besueshmërisë, Prokuroria nuk synon që të thërras dëshmitarë që të flas sa i takon origjinës së këtyre dokumenteve edhe pse ka dëshmitarë që kanë folur për sekuestrime të UÇK-së nga disa forca, kjo tregon që është një dokumentacion i asokohshëm që flet për mbledhje të UÇK-së dhe operacione të asokohshme të ndalimit të dëshmitarëve, tha prokurorja.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …