Gjykata Speciale ka bërë të ditur se gjykimi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, po vazhdon edhe sot. Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith III, me të filluar seanca lëshoi tre urdhra gojorë. Urdhri i parë gojorë kishte të bënte me shkurtimin e kohës për marrjen në pyetje të dëshmitarëve nga ana e prokurorisë dhe mbrojtjes, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjykatësi Smith tha se trupi gjykues është i shqetësuar me ecurinë e kohore të këtij procesi gjyqësor penale, duke i kërkuar palëve në procedurë që pyetjet karshi dëshmitarëve t’i shkurtojnë më arsyetimin se tashmë deklaratat e secilit dëshmitar i ka gjykata. Po ashtu gjykatësi luti prokurorin që për hir të të akuzuarve që ndaj tyre të zhvillohet procesi gjyqësorë në kohë të arsyeshme kërkoi që pyetjet t’i rishikojnë, ndërkaq mbrojtës i dha afat që deri në ditë e nesërme të bëjë rishikimin e kohës për marrje në pyetje të dëshmitarëve. Seanca vijoi me urdhrin e dytë gojorë përmes të cilit për mbrojtjen e Thaçit, Veselit dhe Krasniqi u zgjatë afati për apelimin e dy vendimeve gjyqësore deri më 26 qershor te këtij viti. Kurse në urdhrin e tretë gojorë me kërkesë të gjykatësit Smith III seanca kaloi në sesion privat. Pas shqiptimit të tre urdhrave gojorë seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të dhjetë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …