Në gjykimin e Ekrem Bajroviqit, i cili akuzohet për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare në fshatrat e komunës së Istogut, dëshmoi edhe Azem Tuzi. Bajroviq akuzohet se ishte pjesë e forcave policore dhe ushtarake serbe të cilat kishin ndaluar një kolonë me civilë shqiptarë në maj të vitit 1999, dhe i kishin ndarë burrat nga pjesa tjetër e kolonës. Sipas aktakuzës, ata ishin dërguar në një shtëpi, ku ishin pushkatuar së paku 16 prej tyre. Vetëm një prej tyre kishte mbijetuar, ndonëse i plagosur. Kur kishte ndodhur kjo vrasje, dëshmitari Azem Tuzi tha se kishte qenë në burg atë kohë, por dha detaje se si vetë i akuzuari e kishte rrahur atë. “Një person me emrin Gusha, më ka njoftë, dhe i ka thënë Ekremit: Vraje. Ky më ka ra në pjesën e djathtë të barkut. Deri te kryqi Pejë- Mitrovicë kam ecë pa frymëmarrje, kam thanë nëse ulna më sjell prapë, tha dëshmitari, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ndodha para shtëpisë, kur më ftuan te dyert e oborrit, policët Shapiq, Banjaq dhe Safet Muriqi dhe thanë largohuni, nuk duam me ju gjetë këtu. Azem Tuzi tregoi se si forcat serbe, disa prej tyre me maska, i kishin ndarë nga kolona 30 persona, i kishin shtrirë më fytyrë në tokë dhe i kishin detyruar të tregonin se kush nga ta ishte UÇK, dhe se njëri nga civilët aty ishte vrarë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …