leoni

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt seanca e dytë në rastin penal ndaj Liburn Aliut, Ardian Ollurit, e të tjerëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt seanca e dytë në rastin penal ndaj Liburn Aliut, Ardian Ollurit, e të tjerëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca për shqyrtimin e dytë ndaj rastit penal të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, dhe disa të personave të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Avokati Fatlum Podvorica, mbrojtës i ministrit Aliu tha se ka prova të reja për këtë proces lidhur me  pronësinë e ngastrës kadastrale për të cilën është ngritur aktakuza ka një procedurë kontestuese. Avokati i Aliut pretendon se aktakuza është ngritur pas afatit ligjor. Sipas tij, në shkrimore del që masa e përkohshme tashmë është larguar, por ende nuk është vendosur për kontestin. Ministri i Qeverisë Kurti, Liburn Aliu akuzohet për kohën sa ishte drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës,  për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Për të njëjtat lëndë  akuzohen edhe Ardian Xhevat Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020, rezulton se Liburn Aliu, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi akuzohen se në cilësinë e personave zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës kanë keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, duke mos e zbatuar planin zhvillimor urban si plan hapësinor i nivelit më të lartë që në lagjen “Prishtinën e Re” Zona Perëndim ka paraparë ndërtim individual për banim, në atë mënyrë që i pandehuri Liburn Aliu ka nxjerr Vendimin Nr 05-351-290419 të datës 27.02.2017 si dhe vendimin me 05 nr.351-290419 të datës 21.06.2017 së bashku me të pandehurit Nazife Krasniqi dhe Zejnulla Rexhepi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …