Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po vazhdon gjykimi kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e të tjerëve në rastin penal “hedhje e gazit lotsjellës në sallë n e Kuvendit”. Kryeparlamentari akuzohet se në seancën e Kuvendit të Kosovës të 10 gushtit të 2016, në cilësi të deputetit. Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’ rast është pamundësuar qëndrimi brenda. Atë ditë në seancë merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq. Ai në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhjeje ka hedhur gazin lotsjellës në sallë. Në këtë rast penal kundër zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 21 mars 2018. duhet të përgjigjen edhe: Xhelal Sveçla, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi. Gjatë periudhës si deputetë të opozitës, ata akuzohen se me hedhjen e gazit lotsjellës kanë kryer veprën penale të “përdorimit të armës ose mjetit të rrezikshëm” dhe “pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …