Në gjykimin e Fatmir Limajt në Rastin MTPT është folur për artikullin e gazetës “Le Monde”, në lidhje me dyshimet për korrupsion në EULEX. Intervista e ish-kreut të gjyqtarëve të EULEX-it Malcolm Simmons, në të cilin ai përmend dyshime për korrupsion brenda Misionit Europian për Sundim të Ligjit është përmendur në gjykimin e Fatmir Limajt për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre. Sot parashihej të dëshmonte Skënder Gashi, por Tahir Rrecaj, avokati i fatmir Limajt tha se mbrojtja ka hequr dorë nga ftesa e tij për të dëshmuar. Pastaj, gjatë seancës, Fatmir Limaj e shpjegoi pse mbrojtja hoqi dorë nga dëshmia e Gashit, duke e lidhur këtë me artikullin e botuar në “Le Monde”. Ajo që është me rëndësi për mua është që është përmendur specifikisht emri im dhe është thënë se ky është një mision politik që ka target zotin Limaj, tha Limaj në gjykatë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …