Në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë, po vazhdon të përgjigjet, dëshmitari, Frederik Abrahams

Në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së Gjykatën Speciale, në Hagë, ka përfunduar paraqitja e dëshmitarit, Fred Abrahams

Në Gjykatën Speciale, në Hagë,  ka përfunduar paraqitja e dëshmitarit Fred Abrahams. Ai edhe dje është marrë në pyetje lidhur me raportet e tij si zyrtar i Organizatës i Human Rights Watch. Mbrojtja  gjatë paraqitjes se ka gjetur disa detaje kontradiktore. Në vitin 1998, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin ndaluar dy serbë të cilët pretendonin se ishin gazetarë. Megjithatë, më pas është kuptuar se njëri prej tyre ishte i dyshuar për krime lufte në Bosnjë. Për këtë, nuk ishte në dijeni as hulumtuesi i HRW-së, Fred Abrahams. Për këtë rast, ai është përballur me pyetje nga avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe. Hetuesit e Tribunalit të Hagës dolën në pretendimin se gazetari i ndalura nga UÇK-ja  ka qenë i përfshirë në kryerjen e krimeve të luftës në Bosnje sikur pjesëtar i shtypit. Nëse HRW e ka ditur këtë informacion ju duhet të kishit pasur dyshime nëse Dobriqiq ka qenë gazetar kur është ndaluar?,  ka pyetur avokati Keohe. Është dijenia nëse ne do ta merrnim parasysh në analizën tonë krimet e pretenduara të tij, dhe kritika që kemi bërë ne këtu ishte fokusuar në faktin se a ka pasur proces të rregullt ligjor.

Kontrolloni gjithashtu

Paris Guri: Vetëvendosje po e përdor Avni Deharin për të shtyrë konstituimin e Kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për vonesa të …