Edhe në seancën e sotme të gjykimit kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë, po vazhdon dëshminë e tij, Frederik Abrahams, nga OJQ-ja ndërkombëtare “Human Rights Watch”. Ai është në cilësi të dëshmitarit të 22-të në këtë gjykim, ndërsa dëshminë e tij e ka filluar ditën e djeshme, duke u përgjigjur pyetjeve të prokurorit të specializuar Alan Tieger, raporton “Betimi për Drejtësi”. Dëshmia e tij është paraparë të zgjasë katër ditë dhe atë Prokuroria ka planifikuar dy orë dhe ekipet mbrojtëse 16 orë për marrjen në pyetje të tij. Seanca po vazhdon në sesion publik. Qysh në muajin prill të këtij vitit ka filluar gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët janë deklaruan të pafajshëm për veprat e pretenduara penale për të cilat akuzohen nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …