Në gjykimin kundër Salih Mustafës, sot në Hagë u mor në pyetje dëshmitari i dhjetë i mbrojtjes, Shaqir Rrahimi

Sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, në lëndën e pretenduar penale  kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa u mor në pyetje dëshmitari i dhjetë i mbrojtjes, Shaqir Rrahimi. Ai ka shpjeguar se derisa ishin duke i transportuar të plagosurit,  Nuredin Ibishi dhe Kapllan Parduzi nga Koliqi për në Rimanishtë ka dëgjuar një nga personat që po i përcillnin me një traktor  ka thënë “Cal, a po shkojmë në të djathtë a të majtë”. Ai ka  rrëfyer atë ditë   po binte shi dhe ai po voziste traktorin,  derisa në rrugën për në fshatin Koliq, kishte dy traktorë para tij, që e kanë përcjellë. Avokati, Betim Shala, pasi përfundoi marrjen në pyetje prokuroria, e ka pyetur dëshmitarin se a ka pasur kontakt me mbrojtjen, pasi ata i parashtruan pyetje dhe shkuan në pushim.  Dëshmitari, Shaqir Rrahimi mohoi se ka pasur një  kontakt të tillë.  Me marrjen në pyetje të këtij dëshmitari, ka përfunduar seanca e sotme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …