leoni

Edi Rama dhe Lulzim Basha arritën një marrëveshje, baza e së cilës është “Paketa McAllister Plus”

Në gjysmën e parë të shkurti qëndrojnë për disa ditë në Amerikë, Kryeministri, Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur do të marrë pjesë në mbledhjen e KS të OKB-së, në Nju Jork, kryeministri i Shqipërisë Edi  Rama do të takohet në Uashington  me Sekretarin e Shtetit  Antony Blinken Ky do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe sekretarit Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G. Administrata e presidentit Biden përmes sekretarit Blinken po tregon një vëmendje të posaçme ndaj rajonit tonë, e cila ishte zbehur vitet e fundit. Ky takim i kryeministrit Edi Rama me sekretarin Blinken vjen në një kohë kur në Shqipëri ish-kryeministri Sali Berisha ka intensifikuar retorikën anti amerikane pas shpalljes Non Grata. Pasi i qëndroi stoik kërkesës amerikane për Sali Berishën, ftesë për të vizituar Uashingtonin ka marrë edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë vizitës të fundit në Tiranë të diplomatit amerikan, Gabriel Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …