Në Glloboçicë realizohet sot një ushtrim i përbashkët operativo-taktik i Policisë se Kosovës dhe Maqedonisë se Veriut

Në Glloboçicë realizohet sot një ushtrim i përbashkët operativo-taktik i Policisë se Kosovës dhe Maqedonisë se Veriut

Në bazë të protokolleve për bashkëpunim dhe protokollit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, për ndjekje të menjëhershme ndërkufitare në flagrancë e nënshkruar në vitin 2017, do të mbahet një ushtrim i përbashkët ndërmjet institucioneve të të dy shteteve. Policia e Kosovës njofton se sot në brezin kufitar të të dy shteteve e njohur si zona kufitare Glloboçicë, do të realizohet një ushtrim i përbashkët operativo-taktik i koduar “ Potera-Ndjekja”, në të cilin do të marrin pjesë njësi policore të profileve të ndryshme, me pajisje të ndryshme policore nga të dy shtetet. Ky ushtrim i përbashkët ka për qëllim demonstrimin e performancës dhe veprimeve të përbashkëta të sinkronizuara ndërmjet Policisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut në parandalimin dhe ballafaqimin ndaj aktiviteteve apo grupeve kriminale ndërkufitare.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …