Në Gllogjan dhe Deçan është shënuar Epopeja e Dukagjinit

Në përvjetorin e nëntëmbëdhjetë të fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, Ditës së Dëshmorëve të kësaj Zone, dhe përvjetorin e tetëmbëdhjetë të sulmeve ajrore të Nato-s mbi caqet serbe, nën përkujdesjen e komunës së Deçanit në sheshin e qytetit në Deçan u shënua kjo datë e rëndësishme.

Pikërisht me këtë datë, forcat okupatore sllave, policore e ushtarake, ia mësynë epiqendrës së Dukagjinit, Gllogjanit heroik, ia mësynë familjes së madhe Haradinaj, me gjithë potencialin që kishin. Llogaritë e forcave vrastare të pushtuesit mizor atë ditë ishin bërë gabimisht. Ata u kthyen me bisht ndër këmbë duke bartë me vete shumë të vrarë e të plagosur. 24 Marsi ishte ndërrimi epokal i kahjes historike të Lëvizjes sonë Kombëtare, u fuqizua atë ditë edhe me gjakun e tre dëshmorëve trima, tre luftëtarëve të orëve të para të lirisë: Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj. Me këtë rast i pari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, tha se sot kur po kujtojmë dëshmorët e Dukagjinit dhe të tjerët, askush nuk e kishte menduar mungesën e gjeneral Ramush Haradinajt i cili po vazhdon të qëndrojë i ndaluar në Francë padrejtësisht. Kryetari i OVL- së të UÇK-së, Avdyl Mushkolaj, tha se është familja Haradinaj që 19 vjet më parë shënoi historinë e re. Ai duke i kujtuar të gjithë dëshmorët e kombit dhe familjet e dëshmorëve, kërkoi lirimin e Haradinajt nga Franca, ngase sipas tij, vlerat e UÇK-së ishin të pastra. Në këtë ngjarje të rëndësishme kanë folur edhe  Princi leka i Dytë, prof.dok.Ferit Duka dhe Rrustem Berisha ish komandant i brigadës 138 Agim Ramadani. Në emër të familjeve të Dëshmorëve të Dukagjinit të pranishmit i ka përshëndetur Gjeneralin Daut Haradinaj. Kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, ka vendosur që për të gjithë Dëshmoret, Heronjtë dhe martirët e Kombit të komunës së Deçanit të ndajë Dekoratën e Heroit të Kombit Shkëlzen Haradinaj, në data te rënies së Dëshmorëve do të ndahet kjo dekoratë. Në përvjetorin e rënies së Heronjve  Gazmend e Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj nga kryetari Selmanaj i janë nda   dekoratat Shkelëzën Haradinaj. Dekoratën e kanë pranuar  familjarët e tre Heronjve. Kjo datë e shënuar është përmbyllë më një program të pasur kulturo Artistikë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …