Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Glloxhan, ndërsa Manifestimi Qendror fillon në orën  12.00.  Në  shënimin e 26- vjetorit të  “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetorit të sulmit të  NATO-s, kundër forcave ushtarake e policore serbe,  shënohet edhe 26-vjetori  i përjetësimit në altarin e atdheut të dëshmorëve: Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetajt, të cilët me guxim e trimëri dhanë jetën,  për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Në këtë  manifestim marrin pjesë komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës së UÇK-së dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani,  kryetari  i komunës së  Deçanit Bashkim Ramosaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e të tjerë. Pas pjesës foljore, tematike, do të shfaqet një program artistik.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …