Në GMK u hap ekspozita “E shkuara e ardhmja: e së tashmes” e Draçinit

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor Kosovë-Shqipëri, u hap ekspozita personale e piktorit dhe grafistit nga Shkodra, Artan Draçini, e titulluar “E shkuara: e ardhmja e së tashmes”. Ekspozita e Draçinit ka gjuhën e Simbolikës së të shkuarës, që vjen si një eco kambanë në të tashmen, për të pasqyruar faktin si një keqkuptim normal dhe ironik në të ardhmen. Një proces i tillë riciklimi i ndodhive imagjinare e krijon një pjesëz Art të qëndrueshëm në sistemin e vlerave të artit modern shqiptar të shekullit që jetojmë. Kuratorja e ekspozitës Suzana Varvarica Kuka e paraqet artistin Draçini e mbështetur në konceptin e saj se: “Artisti është faktori themeltar i imazheve, të cilat, fillimisht, i lind si ndjesi vetjake e të fshehta. Ai i ruan në burimin racional e më pas i shpërthen emocionalisht, ku bota e tij e brendshme shkapetet në të gjitha muret imagjinare. Aty, ku ndodhemi të gjithë, tek ekspozimi i tyre”. Në ekspozitë u paraqiten 27 punime, të cilat janë në fletë grafike që jetojnë si një grupim, si dhe në pikturë, e cila ka një gjuhë tonale – grafike, tepër emocionale dhe konvenguese me faktin historik dhe emocional.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur një muaj.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …