Në Greqi është shkaktuar njëri prej aksidenteve më të mëdha hekurudhore në historinë e saj

Në Greqi është shkaktuar njëri prej aksidenteve më të mëdha hekurudhore në historinë e saj

Një tren me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit, pranë Larisës. Me këtë rast 36 udhëtarë  kanë vdekur dhe 85 janë lënduar, 25 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Ndërsa, 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik. Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik, është përplasur me një tren mallrash në drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr. Sipas burimeve dy vagonët e parë janë shkatërruar tërësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë binarëve. Mbi 40 ambulanca kanë shkuar në vend-ngjarje, si dhe repartet e zjarrfikësve me 150 vetë, 32 policë me 15 mjete kanë izoluar vendin e aksidentit, spitalet e gjithë zonës janë vënë në gatishmëri për të trajtuar të lënduarit. Dyshohet se përgjegjësi i stacionit në Larisa e ka futur trenin e pasagjerëve në binarë të gabuar, duke rezultuar që të dy trenat të ndodhen në të njëjtën hekurudhë, dhe të përplasen mes veti me forcë të madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thotë se me qeverinë aktuale i kanë shkëputur gjërat

OVL e UÇK-së ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për pagën minimale

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të …