leoni

Në Hagë, qytetin holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale, është hapur ekspozita për krimet serbe në Kosovë

Në ambientet e ambasadës së Kosovës në Hagë, në qytetin holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale, mbrëmë në orën 18:00 e hap  ekspozita  me foto për krimet serbe në Kosovë. Ajo do të jetë e hapur edhe sot  në orën 17:00. Kryetari i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, Ahmet Grajqevci foli për KosovaPress për qëllimin e kësaj ekspozite. Në ekspozitën e cila kësaj radhe do të mbahet në Hagë, pjesëmarrës do të jenë edhe dëshmitarë të masakrave të kryera gjatë luftës në Kosovë. Mbi 100 fotografi të cilat janë dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë do të ekspozohen sonte në Hagë. Vrasje, zhdukje, kidnapime, varreza masive e shumë dokumente të tjera do të jenë pjesë e ekspozitës “Pasqyrimi i masakrave dhe krimeve tjera nga lufta e fundit në Kosovë përmes ekspozitës me fotografi”. Me këtë Këshilli Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës synon që të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar për krimet e kryera nga shteti serb në Kosovë. kspozita e parë është mbajtur në Tiranë në vitin 2018, më pas Turqi, Londër, Zagreb, Vjenë dhe Austri. Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, janë vrarë mbi 13 mijë civilë, mbi gjashtë mijë janë zhdukur me dhunë, 1600 prej tyre vazhdojnë të jenë pagjetur e rreth 20 mijë gra e burra të dhunuar seksualisht.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami ka hedhë poshtë raportimet se LDK-ja është në bisedime për një koalicion qeverisës me Vetëvendosjen

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka hedhë poshtë raportimet se Lidhja Demokratike është në bisedime …