Në Han të Elezit ka vazhduar java e Evropiane e Mobilitetit

Në komunën e Hanit të Elezit ka vazhduar java e Evropiane e Mobilitetit (nga 16-22 Shtator), i cili këtë vit organizohet me temën “Të sigurt dhe të shëndetshëm me mobilitet të qëndrueshëm”. Ky aktivitet është organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit. Lidhur me rëndësinë e këtij aktiviteti me fjalë rasti pjesëmarrësve iu drejtuan Drejtori i Drejtor për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit Nexhmedin Daci dhe përfaqësuesi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë të cilët theksuan  rëndësinë e lëvizshmërisë ekologjike duke ftuar qytetarët që këto aktivitete vetëdijësuese të bëhen përditshmëri dhe të kuptojnë qëllimin dhe rëndësinë e lëvizjes pa makina për të shmangur kështu ngrohjen globale.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …