Në Han të Elezit mbahet takimi i parë për Hartimin e Planit Lokal për Veprim në Mjedis

Në Komunën e Hanit të Elezit është organizuar punëtori të zyrtarëve të Komunës së Hanit të Elezit në bashkëpunim me Environment & Business Solution, me temën “Diskutimi për përgatitjen e draftit të parë të Planit Lokal të Veprimit në Mjedis 2021-2026 për Komunën e Hanit të Elezit”. Objektivi i kësaj punëtorie ku ishin pjesëmarrës drejtorë e zyrtarë komunal, ishte diskutimi i përgatitjes së Planit Lokal për Veprim në Mjedis, përmbajtjen e draftit të parë të PLVM-së, metodologjinë e punës dhe aspekte tjera që ndërlidhen me hartimin e dokumentit. Hapjen e kësaj punëtorie e bëri kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma i cili theksoj rendësin e hartimit të këtij dokumenti për projeksionet zhvillimore të komunës së Hanit të Elezit. Ndërsa Afrim Berisha, ekspert i angazhuar nga kompania Environment & Business Solution, për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit në hartimin e Planit, para pjesëmarrësve prezantoi një pasqyrë të dokumenteve strategjike dhe planeve të hartuara nga Komuna e Hanit të Elezit që ndërlidhen me PLVM, planin dinamik i zbatimit të aktiviteteve për përgatitjen e PLVM-së si dhe prezantimin e përmbajtës, bazës ligjore, metodologjisë dhe burimit e të dhënave për përgatitjen e draftit të parë të PLVM për komunën e Hanit të Elezit.

Në takim u mor vendimi që Kryetari i komunës të emëroj grupin punues i cili do të jet bartës i procesit të hartimit të Planit Lokal të Veprimit në Mjedis 2021-2026 për Komunën e Hanit të Elezit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …