Nën patronatin e kryetarit të komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe në bashkëpunim me “ABC Poetike” nga Shkupi, në kompleksin përkujtimorë “Bllaca 99″u organizua takimi tradicional poetik “Eksodi, Bllaca 99”.
Në vitin kur po shënohen 22 vite të përndjekjes të mbi 1 Milion shqiptarëve nga Kosova, prej të cilëve gjysmë milioni për Maqedoni, është historia më e tmerrshme që duhet shënuar, mbajtur në kujtesë dhe përkujtuar.
Eksodin e vitit 99 sot e përkujtuan poetët, rapsodët dhe artistët nga trojet shqiptare, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Këtë aktivitet kulturorë e shpallën të hapur, Kryetari i Komunës Rufki Suma, Kryetari i “ABC Poetike” z.Vullnet Sadiku si dhe e ftuara e veçantë znj.Flora Brovina.
Ata në fjalën e rastit rikujtuan edhe një herë Marsin dhe Prillin e vitit 99 si një ndër ngjarjet më tragjike për kombin shqiptar.
Më pas, poetët me vargjet e tyre u prezentuan para pjesëmarrësve :
Ilirida Ismaili
Rrahim Ganiu
Sadri Jakupi
Rrezarta Samiu
Behare Neziri
Miranda Troci
Nexhat Rexha
Hamide Axhami
Sali Salihu
Ligor Shyti
Rexhep Mehmeti
Gjyhere Maçkaj
Rudi Berisha
Selvete Avdullahu
Anila Mihali
Nijazi Kastrati
Mustafa Spahiu
Ahmet Pllana
Nehat Ramizi
Vesel Xhaferri
Fadil Curri
Me pika muzikore u prezantuan rapsodi i këngëve folklorike Tahir Seferi dhe këngëtarja Mërgime Emini e cila njëherit ishte edhe moderatorja e kësaj ngjarje.
Për kontributin e dhënë në organizimin e takimit tradicional poetik “Eksodi, Bllaca 99” me “Mirënjohje” u nderuan Kryetari i Komunës Rufki Suma, z.Safet Kamberi, e ftuara e veçantë znj.Flora Brovina dhe znj Ilirida Sadiku.
Këtë ngjarje kulturore, me pjesëmarrjen e tyre, e nderuan përveç poetëve, edhe përfaqësues nga klubi i Shkrimtarëve “Naim Frashëri” Përmet nga Republika e Shqipërisë.