Përfundon me sukses turneu “Trofeu i paqes” në mundje, për nderë të ditës së çlirimit të qytetit të Hanit të Elezit, ku pjesëmarrës ishin ekipet e Kosovës, Maqedonia veriore dhe Shqipëria. Turneu mbarëkombëtar i mundjes “Trofeu i paqes” mbahet nën patronatin e presidentit të Federatës së Mundjes së Kosovës Naim Muja, i cilin kësaj radhe ishte në kongresin e federatës evropiane që është duke u mbajtur në qytetin Dortmund të Gjermanisë. Turneun e hapi nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mallzum Qajani ku në emër të kryetarit Rufki Suma ju urojë mirëseardhje dhe suksese në gara, kurse klubit të mundjes Dardania i urojë për organizimin e shkëlqyer, dhe që është duke e bërë në vazhdimësi, edhe sekretari i përgjithshëm Genc Fazlija i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit ku në emër të presidentit Naim Muja të gjithë mundësve ju dëshiron suksese në gara mes tjerash potencoi se shteti i IOWA-së, është i lidhur dhe identifikohet me mikpritjen e klubit të mundjes “Dardania”. Klubi i Mundjes Dardani nderon me mirënjohje mundësin Shenasi Luri i cili mundës ka lënë histori dhe inspirim që të rinjtë të merren me sportin e mundjes, mirënjohjen e pranon prindi: Rrahman Luri i cili u emocionua për nderin dhe respektin që është duke iu bërë djalit të tij.