Në hapësirat e një ish shkolle në Kanada janë zbuluar mbetjet mortore të 215 fëmijëve indigjenë

Në hapësirat e një ish shkolle në Kanada janë zbuluar mbetjet mortore të 215 fëmijëve indigjenë. Këta fëmijë kanë qenë nxënës të shkollës “Kamloops Indian”, e cila është mbyllur më 1978, sipas Tk’emlúps te Secwépemc, që përfaqëson një fis të popullatës Secwepemc. Pas këtij zbulimi, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka reaguar duke shkruar se ky është një zbulim zemërthyes dhe përkujtim i një kapitulli të errët dhe të turpshëm të historisë së shtetit.

Sistemi i shkollës në Kanada, që me forcë ka ndarë fëmijët indigjenë nga familjet e tyre, është shpallur “gjenocid kulturor”, pas një studimi të kryer më 2015. Raporti ka dokumentuar abuzim të tmerrshëm fizik, dhunim, kequshqyerje dhe mizori tjera, me të cilat janë përballur rreth 150 mijë fëmijë, që kanë qenë në këto shkolla, kryesisht të udhëhequra nga kishat katolike në periudhën 1840-1990. Sipas raportit, më shumë se 4 mijë e 100 fëmijë, që kanë qenë pjesë e shkollës rezidenciale, kanë vdekur. ( REL)

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …