Në hapësirën e UP-së pranë kishës ortodokse po bëhen gërmime për varrezë masive me trupa të shqiptarëve të vrarë

Në hapësirën e UP-së pranë kishës ortodokse po bëhen gërmime për varrezë masive me trupa të shqiptarëve të vrarë

Në hapësirën e Universitetit të Prishtinës ku është ndërtuar kisha ortodokse janë bërë gërmime për një varrezë masive me trupa të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë gërmimeve rreth e përqark kishës, përfaqësuesi i familjeve në Komisionin Qeveritar për të Pagjeturit, Bajram Çerkini, ka thënë se i besojnë dëshmitarëve se në Kampusin e Universitetit të Prishtinës mund të ketë varrezë masive. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj,  është shprehur  se deri me tash nuk ka gjurmë të gjetjeve të mbetjeve mortore. Ndërkohë, prokurori i rastit, Elez Blakaj, theksoi se punimet do të zgjasin aq sa ka nevojë dhe derisa të zbulohet e vërteta rreth dyshimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …