Në ditët kur po pritet të shpallet gjykimi final për të akuzuarit lidhur me luftimet në Kumanovë, në maj të vitit 2015, policia sllavo-maqedonase është mobilizuar fuqishëm, me frikën se mund të ndodhë dicka e pa pritur, thuhet në raportet e medieve në Maqedoni. Në hyrje të fshatit Haracinë, i cili popullohet nga shqiptarët janë vendosur njësite të shumta policore, të cilat kanë shqetësuar banorët dhe qytetarët të cilët në mëngjez janë nisur për të shkuar në punë nga Kumanova në Shkup, njofton agjencia e lajmeve INA. Seanca për rastin e Kumanovës do të vazhdojë sot, më 10 korrik. Në këtë datë do të thuhet fjala përfundimtare e Prokurorisë për krim të organizuar, e cila duhet edhe ta konfirmojë aktakuzën e deri tanishme për 37 të akuzuarit për veprën e rëndë penale për terrorizëm dhe pjesëmarrje në grup terrorist. Pala mbrojtës nuk pret ndryshimin e aktakuzës pasi rasti i Kumanovës që ndodhi më 9 maj të vitit 2015 është i montuar për motive politike.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …