Në Hoçë të Vogël filluan punimet për ndërtimin e terrenit sportiv. Fusha sportive do të jetë me standarde bashkëkohore për futboll, për basketboll, për volejboll dhe për hendboll, me dimensione 40x20m, ku përfshihen rrethojat, ndriçimi dhe goma nga tartani.
Kjo fushë sportive do të shfrytëzohet nga nxënësit e ShFMU “Heronjtë e Kosovës” dhe nga qytetarët e fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestoc.
Ky projekt i nevojshëm financohet tërësisht nga një pjesë e vogël e Grantit të Performancës dhe kushton 70 mijë e 962 euro (70.962.00 €).
Duhet cekur se komuna për shkak të performancës së lartë (e para), ka fituar grantin që kap vlerën 1 milion e 645 mijë euro, i cili është shpërndarë në 5 projekte të reja të rëndësishme dhe në interes të qytetarëve.
Urime për nxënësit dhe për qytetarët e fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestoc! ka deklaruar kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.