Të zhdukurit

Në Holandë është mbajtur takimi për persona të zhdukur

Organizuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës dhe Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, në Mbretërinë e Holandës është mbajtur takimi për personat e zhdukur gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë. Gjatë fjalës para të pranishmëve në këtë takim, drejtoresha e Përgjithshme e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, Kathryne Bomberger, theksoi se puna e Grupit Rajonal është thelbësore për të siguruar përgjigje për ata që janë ende të zhdukur. Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdujkur, Kushtrim Gara, në cilësinë edhe të bashkë-kryesuesit të këtij takimi rajonal, ritheksoi edhe njëherë angazhimin dhe përkushtimin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, së bashku me shoqatat e familjarëve dhe institucionet tjera shtetërore, për të vërtetën, intensifikimin e bashkëpunimit dhe dinamizimin e procesit.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzon Qeverinë Kurti për paaftësi, mashtrime dhe kauza të rrejshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e …