Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, shënohet Dita Botërore pa Duhan

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, shënohet Dita Botërore pa Duhan

Sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, shënohet Dita Botërore pa Duhan. Ndryshe 31 maji është Dita Botërore pa Duhan, OBSH dhe partnerët tjerë shënojnë këtë ditë, duke ngritur çështjen e shëndetit për rreziqet që lidhen me përdorimin e duhanit si dhe evokimin e politikave që reduktojnë konsumin e duhanit. Kjo ditë në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe duke biseduar lidhur me këtë problem të shëndetit publik. Sëmundjet kardiovaskulare duke përfshirë goditjet në tru, janë shkaktarët kryesor të vdekjeve në botë të cilat vrasin më shumë njerëz sesa çdo shkak tjetër vdekjeje në mbarë botën. Epidemia globale e duhanit vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit, prej tyre  900 000 janë ata të cilët nuk janë duhan pirës por të ekspozuar në duhan. Pothuajse 80%, më shumë se një miliardë duhanpirësve në mbarë botën  jetojnë në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …