Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Instituti italian i Sigurimeve Shoqërore ka bërë të ditur se aktualisht në Itali janë 250 mijë shqiptarë të punësuar në mënyrë të rregullt, të cilët paguajnë taksa dhe sigurimet shoqërore. Sipas të dhënave, pas shqiptarëve në vendin e dytë për nga numri i të punësuarve, renditen marokenët me 225 mijë të punësuar dhe në vendin e tretë renditet shtetasit kinez me 203 mijë të punësuar. Por përveçse përbëjnë numrin më të madh të të punësuarve, shqiptarët janë dhe një nga komunitetet e huaja me fuqinë më të madhe ekonomike në Itali. Sipas Fondacionit “Leone Moresa”, shtetasit shqiptarë që punojnë në Itali, raportojnë mesatarisht 3.5 deri në 3.7 miliardë euro të ardhura në vit.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …