Në këtë tubim përkujtimor të pranishmëve ju drejtuan Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, vëllai i Komandant Legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, përfaqësuesi i familjeve të personave të pagjetur Bajram Qerkini dhe Xhavit Jashari në emër të shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së.
Historikun e ngjarjes e paraqiti Xhavit Aliu, ndërsa në emër të familjeve foli përfaqësuesi i Izbicës Afrim Aliu.
Për të pranishmit u shfaq edhe një program i shkurtër artistik.
Masakra e Izbicës është masakra më e tmerrshme që forcat paramilitare serbe kanë kryer në Kosovë.
Më 28 mars 1999 këtu janë vrarë dhe masakruar 150 shqiptarë.